Ivica Daçiç komenton vizitën e Presidentit të Serbisë në Rusi, ku takoi homologun Vladimir Putin. Në një intervistë televizive, Kryediplomati i Beogradit tha se “Falë ndihmës ruse e kineze, sot Serbia gëzon një pozicion më të fuqishëm sa i takon Kosovës”. Te Rusia dhe Kina, Daçiç sheh garancinë që i duhet Serbisë për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Të dy vendet janë anëtarë të përhershëm të Këshillit Sigurimit të OKB-së.