Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se Serbisë i është ofruar mundësia historike që të fitojë diçka për popullin dhe qytetarët e saj në Kosovë. “Bëhet fjalë për atë nëse dëshirojmë të fitojmë diçka apo të humbim gjithçka. Por ne nuk duhet të bëhemi të pakuptimtë, sepse askush nuk ofron që Kosova të mbetet në kufirin e Serbisë” tha kryediplomati për televizionin shtetëror. Ai u shpreh i bindur se përmes dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit do të vijë një zgjidhje.