Dafina Zeqiri është padyshim një nga këngëtaret më të dashura dhe më të pëlqyera të publikut. Ajo njihet për muzikën e saj sa argëtuese aq edhe inspiruese, ndërsa numëron fansa të shumtë të cilët e preferojnë stilin e këngëtares por njëkohësisht edhe tekstet e saj frymëzuese. Madje një mesazh prekës të një prej fansave të saj, Dafina e ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram.

Në mesazhin dërguar këngëtares, fansja tregon se ishte kënga “Duro” e Dafinës që e ndihmoi atë që të kalojë një fazë të vështirë të jetës. Dafina u shpreh se nuk ka fjalë që ta përshkruajë se si ndihet kur dikush thotë se ka kaluar ditët më të vështira të jetës me ndihmën e muzikës së saj.
Nga t’ia filloj? Si do mund t’ua përshkruaj se si po ndihem, kur dikush më tregon se si muzika ime i ka inspiruar, i ka ndihmuar të kalojnë disa nga ditët e tyre më të këqija në jetë? Muzika më ka shpëtuar mua, po emocionohem kur po e shkruaj këtë… Zoti e ka ditur atë ditë se nuk ishte koha ime akoma dhe se duhej të mbijetoja dhe t’i ndihmoja të tjerët të mbijetojnë po ashtu.


Ajo tha se dy vitet e fundit ishin të vështirë për të gjithë për shkak të pandemisë së COVID-19, por shpreson se viti 2022 do të jetë më i mirë se ata që kemi lënë pas.
Ju dua shumë, e di që disa nga ju po kalojnë në një fazë shumë të vështirë tani… kanë qenë dy vite të çmendura, shpresa jonë është që viti 2022 do të na sjell më shumë shëndet, më shumë dashuri dhe sukses. Kështu që le të bëjmë më të mirën tonë. Të gjithë, shoqëria dhe familja. Lidhjet janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër në këtë botë! Kujdesuni për vetën dhe të tjerët.
Prej muajsh tashmë Dafina Zeqiri kishte paralajmëruar publikimin e një albumi me titull “Dafinë Moj”. Me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, Dafina zbuloi se albumi do të dalë në treg i plotë më datë 1 Tetor dhe këngëtarja i surprizoi të gjithë me këngët dhe bashkëpunimet që solli.
E teksa po lançon me videoklip të gjithë këngët që solli si audio, duket se Dafi nuk paska të ndalur me surprizat. Burime për Prive kanë zbuluar se bukuroshja do të vijë në bashkëpunim me reperin e njohur, Majk. Ende nuk është vërtetuar asgjë nga dy artistët, megjithatë një bashkëpunim i tillë do të ishte një sukses i vërtetë!