Showbiz

Dafina Zeqiri surprizon fansat, shumë shpejt me 5 projekte të reja muzikore

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Dafina Zeqiri është rikthyer në Kosovë pas një periudhe të gjatë në Shtetet e Bashkuara.

Ky vendim nuk mund t’i bënte më të lumtur fansat e këngëtares e megjithatë ajo ka një tjetër surprizë për të gjithë ne.

Nëpërmjet një video-je të postuar në Instagram ku ajo shfaqet duke kërcyer, bukuroshja zbulon për herë të parë se ka gati 5 projekte muzikore dhe është shumë e emocionuar për t’i lançuar.

“Kur ke 5 projekte dhe s’din cilën me qit më përpara” ,-shkruan ajo në mbishkrimin e video-s ndërkohë që të gjithë presin me padurim lançimin e tyre.