Debati për zhvlerësimin e euros dhe dëmin që po i shkakton eksporteve shqiptare u ndal në komisionin e ekonomisë dhe financave. Deputeti i LSI-së Edmond Haxhinasto kërkoi që Kuvendi t’i kërkojë Bankës së Shqipërisë të ndërhyjë për të ndalur zhvlerësimin e monedhës europiane. Por sipas relatorit Anastas Angjeli asnjë institucion nuk mund të ndërhyjë në punën e Bankës së Shqipërisë.