Aktualitet

Del përroi në Selenicë, përmbyten 8 shtëpi

Rreshjet sjellin pasoja në Selenicë të Vlorës, përmbyten shtëpitë e 8 familjeve. Mjaftuan dy orë shi, që ujërat e përroit të vërshonin dhe arrinin deri në 30 centimetra lartësi. Banorët e prekur thonë se është hera e 5-të që përmbyten dhe se pavarësisht ankesave të vazhdueshme pranë Bashkisë Selenicë, nuk janë marrë masa nga pushteti vendor.