Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, reagoi në Twitter për kërkesën e pjesëtarëve serbë që të largohen nga Forcat e Sigurisë. “Frikësimi nga jashtë i pjesëtarëve të FSK-së është i papranueshëm. Diversiteti i Forcës së Sigurisë është një model për vendin. Ai duhet të kremtohet, e jo të shkatërrohet”, shkroi Delawie. Forca e Sigurisë së Kosovës tha se pjesëtarët kërkuan largimin nga presioni i rritur nga Qeveria e Beogradit.