Botë e Çuditshme Lifestyle

Dembela, merrni shembull! Ju prezantojmë me pensionistin që u mërzit në shtëpi dhe vendosi të punojë tek McDonald’s!

Një pensionist që nisi punën në McDonald’s është bërë shumë i dashur mes klientëve për natyrën e tij karizmatike por edhe vullnetin që jo të gjithë e kanë. Daryl Holmes, 72 vjeç, doli në pension gjashtë vjet më parë, por kaloi vetëm një ditë në shtëpi para se të kuptonte se nuk donte të rrinte gjithë ditës pa bërë asgjë.

I moshuari nga Australia, më pas aplikoi për një punë në McDonald’s në veri të Sydneyt, ku tani punon dhe i kalon ditët duke përshëndetur klientët dhe duke i ndihmuar ata të përdorin kioskat e vetë-shërbimit. Daryl pohon se gjithmonë ka dashur të punojë dhe se e ka pasur të vështirë të dalë në pension pasi nuk kishte me çfarë të merrej, veçanërisht pasi bashkëshortja e tij ende punon.

Unë kam luajtur golf gjatë gjithë jetës sime dhe gjithmonë kam dashur të punoj. Gruaja ime ende është duke punuar. Kështu që nuk dëshiroja të rrija duarkryq. Dëshiroja të gjeja një punë, të cilën mund ta shijoja në të njëjtën kohë.

Daryl ka punuar në McDonald’s për gati gjashtë vjet dhe është një nga punonjësit më të vjetër australianë tek ky restorant që shërben ushqim të shpejtë – dhe atij nuk i pëlqen asgjë më shumë se t’ua përcjellë njohuritë e tij kolegëve më të rinj.

Unë thjesht iu flas për rëndësinë e punës, të mësuarit prej punës. Unë jam si një gjysh për ta.

Holmes i përshkroi njerëzit me të cilët punon si “të mahnitshëm” dhe se ishte i privilegjuar që punonte me ta. Ai e do punën aq shumë sa nuk e ka përjashtuar mundësinë që të punojë deri në moshën 80-vjeçare, madje ka inkurajuar edhe pensionistët e tjerë që të provojnë të aplikojnë për punë nëse janë të mërzitur në shtëpi.