Film & Tv

“Michael” kalon “Oppenheimer”-in, bëhet biografia më fitimprurëse e të gjitha kohërave!

Michael, filmi biografik kushtuar Michael Jackson, ka vendosur një rekord të ri në kinematografi, duke kaluar Oppenheimer dhe duke u bërë filmi biografik me fitimet më të larta në historinë e kinemasë.

Filmi, me regji të Antoine Fuqua dhe me Jaafar Jackson në rolin kryesor, ka arkëtuar rreth 977.4 milionë dollarë në mbarë botën, duke kaluar të ardhurat globale të “Oppenheimer”, që përfundoi shfaqjen në kinema me rreth 975.8 milionë dollarë.

Më herët gjatë këtij muaji, “Michael” theu edhe një rekord tjetër, duke kaluar Bohemian Rhapsody si filmi biografik muzikor më fitimprurës i të gjitha kohërave. Me këtë arritje, ai mban tashmë dy rekorde të rëndësishme në box office.

Filmi ndjek jetën e Michael Jackson, nga vitet e tij me grupin The Jackson 5 deri në kulmin e karrierës si “Mbreti i Pop-it”. Megjithëse ka qenë një sukses i madh komercial, ai ka nxitur edhe debate, pasi disa kritikë kanë vlerësuar se shmang trajtimin e disa prej episodeve më të diskutueshme të jetës së artistit.

Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm, producentët kanë lënë të kuptohet se një vazhdim i filmit është në zhvillim, ndërsa “Michael” pritet të kalojë së shpejti edhe kufirin simbolik të 1 miliard dollarëve në të ardhura  globale