Aktualitet

Aksident i rëndë me 2 viktima në aksin Durrës-Tiranë, autobusi përmbyset në mes të rrugës!

Një aksident me vdekje është shënuar mesditën e sotme në aksin Durrës-Tiranë, ku një autobus i linjës së Beratit është përmbysur anës rrugës, pranë QTU-së.

Si pasojë kanë ndërruar jetë shoferi dhe nje pasagjer, ndërsa 15 pasagjerë të tjerë janë dërguar te Trauma për mjekim të specializuar. Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha se katër prej tyre ndodhen në sallën e operacionit. Një fëmijë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka pësuar infarkt dhe ka humbur kontrollin.

Policia e shtetit apelon që të gjithë të respektojnë rregullat e qarkullimit. Autobusi është lincesuar për transportin e pasagjerëve, Berat-Tiranë dhe anasjelltas. Ngjarja është në hetim e sipër…