Lifestyle

Ja disa tatuazhe frymëzuar nga stina e verës!

Tatuazhet janë përhapur shumë kohët e fundit, ndaj nëse edhe ju dëshironi të bëni një tatuazh gjatë këtyre ditëve dhe nuk e keni vendosur ende se çfarë, ne kemi disa ide për ju. Sugjerimet e mëposhtme janë të frymëzuara nga stina e verës.

Shkrim

Tatuazhi i parë që do t’ju sugjerojmë frymëzuar nga stina e verës është një shkrim. Ju mund të shkruani fjalën ‘verë’ në shqip apo në çfarëdo lloj gjuhe tjetër. Gjithashtu, ky nuk është opsioni i vetëm teksa ju mund të shkruani shumë fjalë të tjera që lidhen me këtë stinë të nxehtë.

Peizazh

Një tjetër sugjerim është peizazhi. Ju mund të pikturoni në një pjesë të trupit tuaj, një lindje apo perëndim dielli. Palma, det dhe diell mund të jenë pjesë e këtij imazhi. Një tatuazh shumë interesant dhe nëse bëhet nga një profesionist, ai do të duket vërtet bukur.

Dallgët e detit

Ky sugjerim është vërtet i veçantë, teksa duket shumë elegant në çdo pjesë të trupit tuaj. Disa vija të valëzuara që do t’ju kujtojnë verën edhe në stinët e tjera të vitit. Një tatuazh që padiskutim duhet konsideruar si një ide shumë e mirë.

Dielli

Dielli është sugjerimi i fundit lidhur me tatuazhet frymëzuar nga vera. Një ide shumë interesante teksa nuk pasqyron vetëm stinën e ngrohtë, por edhe shpresën dhe ngrohtësinë që dielli mbart. Një tatuazh që është trend tashmë prej kohësh.