Dëmtimi në shpinë do ta mbajë Mark Andre Ter Shtegen jashtë Barcelonës, por mund të ketë pasoja edhe për ekipin kombëtar gjerman. Frika më e madhe është se portieri mund të mos jetë gati të rikthehet në kohë për Kupën e Botës 2026, e cila do të mbahet në qershor dhe korrik të vitit të ardhshëm në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara. Për këtë arsye, spekulimet po fitojnë terren në Gjermani për një rikthim sensacional të Manuel Nojer, i cili u tërhoq gushtin e kaluar.
LEXO EDHE: Warner Bros merr përsipër filmin mbi karrierën e legjendës së NBA, Kobe Bryant!
Një opsion që, nëse do të materializohej, do të mbështetej nga trajneri i hershëm Herman Gerland, i cili shërbeu si asistent te Bajern Mynih për shumë vite dhe ka qenë pjesë e stafit të ekipit kombëtar që nga viti 2022. Ai i tha ZDF : “Nojer do të luajë edhe për disa vite, dhe nëse Gjermania dëshiron të arrijë qëllime të caktuara, Julian Nagelsman do të duhet të nxjerrë në pah më të mirët, dhe ky është Manuel Nojer.”
Gerland lavdëroi gjithashtu trajnerin e Barcelonës, Hansi Flik: “Ai ishte një yll, si profesionalisht ashtu edhe personalisht. Ai i trajtonte njerëzit mrekullisht. Ai fliste me të gjithë lojtarët privatisht dhe gjithmonë ua shpjegonte vendimet e tij. Ai ishte një person që përpiqej t’i kënaqte të gjithë.”