Bota

Denuklearizimi i Koresë së Veriut, në fokus të një takimi në Tokio

Japonia, Koreja e Jugut dhe Amerika do të vazhdojnë përpjekjet për të hedhur më shumë dritë mbi Denukelarizimin e Koresë së Veriut. Kjo u theksua nga kryediplomatët e të tre vendeve që u takuan në Tokio. Sekretari Amerikan i Shtetit u ndal në kryeqytetin japonez pas vizitës në Penian që ringjalli skepticizëm mbi qëllimet e Koresë së Veriut për t’i dhënë fund programeve raketore e bërthamore. Vendi komunist akuzoi Amerikën se bën kërkesa të njëanshme.