Bota

Departamenti i Drejtësisë publikon dëshminë e gruas së Epstein: “Presidenti nuk ka patur kurrë sjellje të papërshtatshme me askënd”!

Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi sonte transkriptin dhe audion e një dëshmie të kohëve të fundit të dhënë nga Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e financierit Jeffrey Epstein, ndërsa administrata e Donald Trump akuzohet për “mungesë transparence” në këtë rast.

Todd Blanch, një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë i cili mori dëshminë nga Maxwell në fund të korrikut, siguroi:

Përveç emrave të viktimave, çdo fjalë është përfshirë në transkript. Asgjë nuk është fshirë. Asgjë nuk është fshehur.

Sipas dokumentit, ish-partnerja dhe bashkëpunëtorja e Epstein i tha Blanch se ajo kurrë nuk e pa Presidentin Donald Trump në një “mjedis të papërshtatshëm”. Ajo shtoi:

Presidenti nuk ka patur kurrë sejellje të papërshtatshme me askënd.

Maxwell tha gjithashtu se nuk është në dijeni të ndonjë “liste klientësh” për Epstein. Departamenti i Drejtësisë është nën kritika nga mbështetësit e vetë presidentit për vendimin e tij për të mos publikuar dosjet e çështjes Epstein. Financieri kreu vetëvrasje në burg në vitin 2019 ndërsa ishte në gjyq për trafikim seksual. Ai është deklaruar i pafajshëm. Maxwell po vuan një dënim me 20 vjet burg në një burg të Teksasit për rekrutimin e vajzave të mitura që partneri i saj t’i abuzonte. Ajo ka apeluar në Gjykatën e Lartë pasi apeli i saj u refuzua.