Aktualitet

Deputetët e GDP’së presin që Shpend Ahmeti t’ju bashkohet në partinë e re

Grupi i Deputetëve të pavarur të Kosovës pret që kryekomunari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, t’i bashkohet partisë më të re në Kuvendin e Kosovës. Shefi i grupit, Dardan Sejdiu, tha se shpreson në këtë afrim. Sipas tij, Ahmeti ka kontribuar në hartimin e deklaratës së parimeve të partisë së re, të dalë nga Vetëvendosje e nuk është çudi që edhe të vendoset në krye të kësaj force politike.