Rajoni

Deputetët e Kosovës shpenzime marramendëse

Udhëtimet zyrtare të deputetëve të Kosovës, po i kushtojnë shumë buxhetit të shtetit. Vetëm tre muajt e fundit të vitit 2017, 38 ligjvënës në Prishtinë shpenzuan 39 mijë e 447 euro në 53 udhëtime të realizuara jashtë Kosovës. Shifrat u publikuan nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), që monitoron Kuvendin dhe pasqyrat financiare të tij.