Aktualitet

Detaje nga atentati me tritol/Preng Gjini ndërroi makinën 10 minuta para shpërthimit

Një ditë pas atentatit me tritol që tronditi Tiranën dhe ku mbeti i plagosur shtetasi Preng Gjini, mësohet se ai e ndërroi makinën 10 minuta para se të shpërthente në zonën e ish-NSHRAK/ut.  Automjeti tip “Benz A Class” rezulton në pronësi të një të afërmi të tij. Ndërkaq, policia vazhdon hetimet që janë përqëndruar në pistën e hakmarrjes. Një vit më parë, në Rrëshën është ekzekutuar vëllai i të lënduarit, Armando Gjini, i njohur dhe me emrin Tonin.