Policia Rrugore i kërkoi zyrtarisht Kuvendit 10-fishimin e vlerës aktuale të gjobës për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit. Kreu i Rrugores Mitat Tola tha se ky ndryshim i Kodit Rrugor është urgjent në kushtet kur fenomeni po merr jetë njerëzish. Ndërkaq ai tha se: “Nëse do të na lejoni ta bëjmë edhe për celularin pasi aktualisht është një masë qesharake e mbetur si dispozitë që në vitin 1992. Është krejtësisht e papajtueshme me realitetin. Në 8 aksidente 6 ndodhin për shkak të celularit. Kini parasysh nëse rripi i sigurimit mbron drejtuesin e mjetit, celulari përveç atij që e përdor mund të vrasë edhe të tjerë”, u shpreh Mitat Tola. Aktualisht vlera e gjobës varion nga 500 deri në 1500 lekë. +