Sport

Dhunë në një ndeshje futbolli mes femrave, video bëhet virale dhe merr shumë kritika!

Në futbollin e meshkujve, shpesh jemi mësuar të shohim përplasje fizike dhe mund të themi se kjo gjë na duket normale pasi vetë tensioni i lojës i toleron ato, edhe pse në rastet kur dhuna kalohet në ekstrem asgjë nuk ka më justifikim, pasi në fund të fundit loja mbetet lojë. Së fundmi, ajo çfarë i ka habitur të gjithë ka qenë dhuna e ushtruar në futbollin e femrave.

Në Meksikë, në ndeshjen midis Necaxa-Puebla ndodhi një sherr masiv mes futbollisteve, ku gjyqtari u detyrua të nxjerrë 3 kartonë të kuq. Gjithçka ndodhi në minutën e fundit të takimit, ku pas një faulli në limitet e zonës së penalltisë, dy futbollistet kundërshtare rrëzuan keq njëra-tjetrën, duke pasur më pas një sherr masiv ku bënë pjesë futbollistet e të dyja ekipeve. Video nuk është pritur mirë dhe ka marrë kritika të shumta për mënyrën se si vajzat kanë dhunuar njëra-tjetrën.

Pamjet janë bërë virale duke nxitur reagimin e shumë tifozëve për shembullin jo të mirë që jep ky rast…