Showbiz

Dhurata e Kylie tejkalon pritshmëritë, Kris Jenner surprizohet për ditëlindje

Kris Jenner ka marrë një dhuratë të parakohshme për ditëlindjen e saj.

Mamaja e motrave famëkeqe ishte në një gjumë të thellë kur u zgjua nga boria e një makine e cila e priste poshtë shtëpisë. Kylie Jenner vendosi të surprizojë mamanë e saj duke i dhuruar makinën e saj të preferuar një ‘Ferrari 488’.

Kris shumë shpejt pritet të festojë 63 vjetorin e saj por më e vogla e klanit Kardashian-Jenner ka preferuar të tërheqë vëmendjen e mamasë.

Tashmë për motrat e famshme fakti se kush do t’i bëjë dhuratën më të bukur është kthyer në një sfidë.