Gossip Showbiz

Avokatët e Diddy-t kërkojnë heqjen e akuzave për…

Ekipi ligjor i Sean “Diddy” Combs ka paraqitur një kërkesë për rrëzimin e akuzave që lidhen me transportimin e personave për qëllime prostitucioni, për të cilat reperi 55-vjeçar u shpall fajtor më herët këtë vit.

Avokatët e tij argumentojnë se Akti Mann, mbi të cilin u bazua vendimi, nuk duhet të zbatohet në këtë rast, pasi sipas tyre Combs nuk ka përfituar financiarisht dhe nuk ka organizuar personalisht transportin.

Diddy është liruar nga akuzat më të rënda, si shantazhi dhe trafikimi i qenieve njerëzore, por mbetet në paraburgim në pritje të shpalljes së dënimit më 3 tetor.

Ndërkohë, mediat amerikane raportojnë se ish-presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e një faljeje për reperin.