Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se edhe sot vendi ynë ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti vijon me alternime kthjellimesh, si dhe me vranësira mesatare deri të dendura, fillimisht në jug e më tej në pjesën më të madhe të territorit.
Vranësirat shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët e lokalisht mesatar, fillimisht në jug e nga orët e mesditës e pasdite, në pjesën më të madhe të territorit. Nga orët e pasdites, reshjet bëhen me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në Ultësirën Perëndimore, me intensitet lokalisht deri mesatar. Nga orët e mbrëmjes ka ndërprerje graduale të reshjeve.
Era fryn e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, hera-herës era fiton shpejtësi 8-10 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
9/21
Diell re shi
Kukës
7/20
Diell re shi
Lezhë
9/20
Diell re shi
Dibër
4/19
Diell re shi
Durrës
7/22
Diell re shi
Tiranë
11/20
Diell re shi
Elbasan
7/22
Diell re shi
Berat
9/22
Diell re shi
Vlorë
10/20
Re shi diell
Korçë
5/15
Re shi diell
Gjirokastër
7/19
Re shi diell
Sarandë
8/21
Re shi diell