Aktualitet

Diella në Kushtetuese, Gjykata kalon çështjen në seancë plenare!

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë plenare çështjen e dekretimit të ministres Diella.

LEXO EDHE: Qeveria çoi në Kushtetuese pezullimin e Ballukut/ Kolegji shtyn mbledhjen për javën tjetër!

Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ndërsa raporton se vendimi është marrë ditën e sotme.

Ishte PD ajo që paditi dekretin për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale Diella.

LEXO EDHE: “90 mln e tunelit të Llogarasë, 1 e 200-ta e atyre që kanë vjedhur këta hajdutë”, Berisha: Si ‘Loti 4’ janë 14 lote, ‘Lubi’ Balluku dhe Rama rritën koston e unazës

Në padinë e dorëzuar kushtetueses kërkohet: “Shfuqizimin e nenit 2, të Dekretit “Për emërimin e Kryeministrit”, nr.331, date 12.09.2025, te Presidentit të Republikës se Shqipërisë si te
papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimin e nenit 1, pika 1, fjalia e dytë, te Dekretit “Për emërimin e Këshillit te Ministrave”, nr.333, datë 15.09.2025, të Presidentit të Republikës se Shqipërisë si te papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.