Rajoni

Digjet qëllimisht automjeti i pjesëtarit serb të FSK-së

Në Kosovë, raportohet djegia e qëllimshme e automjetit në pronësi të një shtetasi serb, pjesëtar i Forcës së Sigurisë. Ngjarja ndodhi sot në fshatin Zupq, të komunës Zubin Potok. Persona ende të paidentifikuar i vunë flakën makinës tip “Opel Corsa”. Prej fundit të muajit shkurt, në Kosovë nuk janë të pakta rastet e kërcënimeve në adresë të pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë.