Sport

Dinamo “hap thesin” para Europës, 150 mijë euro për talentin e sezonit të fundit!

Hekuran Berisha pritet të veshë fanellën e Dinamos.

Mediat e kanë raportuar më parë këtë lëvizje nga Dukagjini, ndërsa lojtari sot bëri të ditur largimin nga klubi i Superligës së Kosovës.

Në Kosovë ndërkohë janë publikuar edhe detajet e tranferimit. Dukagjini do të marrë 150 mijë euro për talentin e akademisë, ndërsa do të mbajë edhe 30% të kartonit.

Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi nga Dinamo. Skuadra e Ilir Dajës përforcohet kështu me element cilësor në pritje të ndeshjeve europiane.

19-vjeçari shkëlqeu në edicionin e fundit dhe për këtë tërhoqi vëmendjen e Dinamos. Plot 11 gola vetëm në kampionat, teksa Dukagjini siguroi mbijetesën.