Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, përfiton një pagë prej rreth 1.1 milionë eurosh, ndërsa stafi i tij teknik, duke përfshirë ndihmësit e njohur si Pablo Zabaleta dhe Doriva, përfitojnë rreth 400 mijë euro të tjera. Kështu, shuma totale e kontratës së trajnerit dhe ekipit të tij arrin në 1.5 milionë euro, duke e bërë Silvinjon një trajner që drejton një ekip kombëtar dhe paguhet jo keq. Kujtojmë këtu pagën modeste prej 200 mijë eurosh që kishte trajneri i Gjeorgjisë, Vivi Sanjol, në vëzhgimin që u bë në lidhje me pagat e trajnerëve që morën pjesë në Europian.
Në atë kohë, Silvinjo përfitonte rreth 750 mijë euro, duke lënë pas atë të Polonisë, Sllovakisë, Hungarisë, Skocisë, Çekisë dhe disa të tjerë të cilët ishin në kuotën e 300 mijë eurove.
Silvinjo dhe zëvendës-trajnerët rinovuan kontratat korrikun e vitit të kaluar, me bashkëpunimin e parashikuar të zgjasë deri në dhjetorin e vitit 2025.
Ditën e rinovimit FSHF njoftoi se: “Trajneri dhe zëvendëstrajnerët e kanë rinovuar kontratat deri në dhjetor të vitit 2025, me objektivin e përbashkët për të arritur të tjera suksese historike”.
Sylvio “Sylvinho” Mendes (26 ndeshjet e para, prej mars 2023 …)
Në 26 ndeshjet e para, mund të përllogariten 14 fitore, 6 barazime, 6 humbje, duke treguar një performancë të qëndrueshme dhe pozitive.
Sylvinho ka regjistruar rezultate pozitive në Nations League dhe ka siguruar kualifikimin për Euro 2024 – një sukses historik për trajnerin brazilian dhe Kombëtaren tonë.