Egnatia kampione dhe Dinamo fituese e Kupës janë dy skuadrat shqiptare që vazhdojnë rrugëtimin europian, ndërsa Vllaznia dhe Elbasani u eliminuan që në turin e parë.
Bie në sy se në turin e dytë, si rrogozhinasit, ashtu edhe kryeqytetasit, do të ndeshen me skuadra sllovene.
Egnatia, pasi eliminoi Petrokub të Moldavisë, pritet të përballet me Celje në turin e dytë kualifikues të Champions League. Ndeshja e parë luhet në Rrogozhinë dhe e kthimit në Slloveni, një javë më pas.
Dinamo që eliminoi Astanën mbrëmjen e djeshme, në turin e dytë kualifikues të Conference League-s gjen Aluminij, një tjetër ekip slloven. Mund të konsiderohet një kundërshtar i kalueshëm për skuadrën e Dajës, edhe pse në futbollin e sotëm nuk ka më skuadra të lehta.
Blutë luajnë të enjten e ardhshme në Slloveni dhe një javë më pas në fushën e vet.