Sport

Disiplina e FSHF dënon me 200 mijë lekë gjobë Elbasanin, Besa edhe 2 ndeshje pa tifozë!

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF mori disa vendime të rëndësishme në mbledhjen e sotme (23 Janar), ku Elbasani dhe Besa janë dënuar me nga 200 mijë lekë gjobë, për incidentet e ndeshjeve të kaluara në stadiumet respektive. Besa është dënuar edhe me 2 ndeshje pa tifozë.

Elbasani dënohet me gjobë 200 mijë lekë për sjelljen e gabuar të tifozëve në ndeshjen me Dinamon, ku pati edhe dhunë në shkallët e stadiumit.

Gjithashtu është pezulluar edhe vendimi, me 1 vit pezullim i futbollistëve Brajan, Santiago dhe Adolf Selmani, të cilët kanë goditur arbitrin në një ndeshje të KF Ilirisë. Ky dënim është zbritur në 6 muaj nga Komisioni i Disiplinës.

Kurse për Besa FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjes, është dhënë dënimi me gjobë në masën 200 mijë lekë dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë.

Gjithashtu u pranua kërkesa e zyrtarit të FK Tomori, Iken Droboniku, për pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht ka zbritur në 6 muaj, sikurse edhe ajo e 3 futbollistëve të Ilirisë.

LEXO EDHE: Po mahnit Anglinë, Rocco Vata ndiqet nga Man. United! Drejtoria teknike në FSHF është ‘në gjumë’

Incidentet në Elbasani-Dinamo ndodhën më 19 Janar. Kryeqytetasit fituan 3-1 kundër AF Elbasanit në “Elbasan Arena” për javën e 21-të në Superligës. Gjatë pjesës së dytë nuk munguan tensionet mes dy tifozerive, teksa pati sende të hedhura në drejtim të njëri-tjetrit dhe stola të thyer.

VENDIMET E PLOTA:

AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke krijuar incidente në stadium, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
Besa FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 8, 17/1, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë.

Pranimin e kërkesës së kërkuesit FC Dinamo City sh.a. KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 9, datë 02.09.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Iliria, Brajan Selmani, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Iliria, Santiago Selmani, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Iliria, Adolf Selmani, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Pranimin e kërkesës së zyrtarit të FK Tomori, Iken Droboniku, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Vila-L MFC, Rigers Mersini, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Kastriotet MFC, Erind Lleshi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Mallakastra, Ledjan Kapllanaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Butrinti, Santi Culli, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit, Glen Maci, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.