Deti me dallgë ka shkaktuar probleme të shumta ditën e sotme. 3 pushues humbën jetën pasi u mbytën në det, por probleme janë shkaktuar edhe me mjetet ujore. Një veliere është shpëtuar në zonën e kanalit të Çukës në Sarandë. Veliera ishte rrëmbyer nga dallgët shumë pranë bregut shkëmbor. Është dashur ndërhyrja e policisë shqiptare, e cila e rimorkioi në portin e Sarandës. Më herët u shpëtua edhe një peshkarexhë pranë Karaburunit.