Sport

Ditë historike, Ferrarit i rikthehet një Schumacher

Ditë historike për “Maranello”-n, shtëpinë e Ferrarit, teksa atje është rikthyer një Schumacher! Nuk bëhet fjalë për legjendën, 7 herë kampionin e botës në Formulën 1, Michael, por për djalin e tij, Mick Schumacher, i cili ka bërë debutimin mbi një “kokëkuqe” në testet e Bahreinit. Piloti gjerman është pjesë e Akademisë së pilotëve të Ferrarit, por aktualisht impenjohet në Formula 2 me ekipin “Prema”.