Politikë

Ditmir Bushati vizitë zyrtare në New York

Nga Nju Jorku, Ditmir Bushati deklaroi se “Rekomandimi i Komisionit Evropian është zhvillim i rëndësishëm për rajonin, konsolidimin e shtetit të së drejtës, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal”. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ndodhet në Nju Jork, në kuadër të takimit të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Paqendërtimin e Paqeruajtjen në botë. Gjithashtu, Bushati dha një leksion në Universitetin Columbia, ku të pranishëm ishin pedagogë, studentë, studiues e njohës të zhvillimeve në Ballkan.