Aksident me pasojë vdekjen në Divjakë. Një 65 vjeçar humbi jetën në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” në fshatin Kemishtaj, pasi u përplas nga një automjet. Viktima është Shyqyri Toshkollari, ndërkaq drejtuesi i automjetit që përplasi këmbësorin u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit. Policia po punon për kapjen e autorit të larguar duke kontrolluar edhe kamerat e sigurisë së disa bizneseve të zonës. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.