Film & Tv

Do të ishte pjesë e “Big Brother VIP 5” por ndërroi jetë, Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

Moderatori Ledion Liço dhe produksioni i “Big Brother VIP” i dedikuan një homazh të veçantë, në nderim të figurës dhe kontributit artistik të Shpat Kasapit. Artisti i ndjerë do të hynte sot në “Big Brother VIP 5”, por për fat të keq u nda nga jeta pak javë më parë.

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe tregonim shembullin që ai donte të tregonte për të birin. Kërkoj një duartrokitje. Lamtumirë Artist!”, tha Ledion Liço.