Gossip Showbiz

“Do t’i bëj filmat jashtë SHBA-së dhe do t’ua ‘servir’ amerikanëve” Kristen Stewart shpërthen ndaj Trump dhe Hollywood-it?

Kristen Stewart ka tronditur opinionin publik me deklaratat e saj më të fundit, duke pranuar se po mendon seriozisht të largohet nga Shtetet e Bashkuara për të krijuar filma jashtë vendit.

Arsyeja? Një Hollywood gjithnjë e më i kufizuar dhe një klimë politike që, sipas saj, po e bën të pamundur lirinë artistike nën ndikimin e Donald Trump.

Aktorja 35-vjeçare, e njohur nga saga Twilight, ka rikujtuar përplasjen e saj publike me Trump që në vitin 2012, shumë përpara se ai të hynte në politikë, kur ish-biznesmeni e sulmoi hapur në rrjetet sociale gjatë skandalit të saj sentimental. Tani, 14 vite më vonë, Stewart nuk i kursen më fjalët.

Në një intervistë për Sunday Times, ajo u shpreh se nuk e sheh veten duke jetuar dhe punuar gjatë në SHBA.

Nuk mund të punoj lirshëm atje

-tha aktorja, duke shtuar se dëshiron të realizojë filma në Evropë dhe më pas t’i sjellë ato për publikun amerikan, pa kompromise.

Deklaratat e saj vijnë në një moment delikat për industrinë e filmit, pasi Trump ka paralajmëruar vendosjen e tarifave 100% për filmat e prodhuar jashtë SHBA-së, duke i cilësuar si “kërcënim për sigurinë kombëtare”.

Stewart e përshkroi këtë ide si “të frikshme” dhe paralajmëroi se shumë kineastë mund të detyrohen të largohen nga vendi.

Projekti i saj më i fundit, debutimi si regjisore me filmin The Chronology Of Water, u xhirua në Letoni, një zgjedhje që, sipas saj, do të ishte e pamundur në Amerikë.

Filmi bazohet në kujtimet tronditëse të notares Lidia Yuknavitch dhe ka marrë vlerësime të shumta nga kritika.

Stewart nuk e fsheh zhgënjimin ndaj Trump, por beson se ndryshimi është ende i mundur.

Realiteti po shpërbëhet, por duhet të krijojmë realitetin që duam të jetojmë

-tha ajo, duke lënë të kuptohet se arti mund të mbetet një formë rezistence.

Nga përplasjet e së shkuarës, te filmat e së ardhmes, Kristen Stewart duket më e vendosur se kurrë të ndjekë rrugën e saj, edhe nëse kjo do të thotë të largohet nga Hollywood-i që e bëri të famshme.