31 persona të pajetë janë nxjerrë deri tani nga rrënojat e shembura nga tërmeti i djeshëm. 650 të tjerë rezultojnë me lëndime ndërsa qindra objekte janë shpallur të pabanueshme. Në këto kushte qeveria ka vënë në dispozicion portalin e-albania për këdo që dëshiron të bëjë donacion për njerëzit e goditur nga fatkeqësia natyrore duke klikuar në linkun online: https://e-albania.al/dhuro/