Sipas një raporti të Page Six,presidenti Donald Trump po e merr seriozisht në konsideratë mundësinë për t’i dhënë një falje presidenciale reperit të njohur Sean “Diddy” Combs, i cili së fundmi u shpall fajtor për dy akuza të lidhura me prostitucionin.
Çdo akuzë mbart një dënim maksimal prej 10 vitesh burg. Një burim për “Deadline” ka konfirmuar se Trump po shqyrton me kujdes rastin, ndërsa një tjetër burim theksoi se Shtëpia e Bardhë nuk do të komentojë për falje që mund të ndodhin ose jo.
Trump, 79 vjeç, e përmendi për herë të parë këtë ide gjatë gjyqit të Combs për trafikim seksual në maj, duke thënë:
Do të shikoja faktet nëse mendoj se dikush është trajtuar padrejtësisht, pavarësisht nëse më pëlqen apo jo.
Ai shtoi se dikur kishte marrëdhënie të mira me reperin 55-vjeçar, por ato u ftohën pas hyrjes së tij në politikë.
Combs u shpall i pafajshëm më 2 korrik për akuzat më të rënda të trafikimit seksual, por u gjet fajtor për dy akuza të veçanta për prostitucion.