Bota

Donald Trump emëron Brett Kavanaughin për në Gjykatën e Lartë

Donald Trump emëroi Brett Kavanaughin për anëtar të Gjykatës së Lartë. Presidenti Amerikan po i përmbahet zotimit për ta kthyer institucionin në një drejtim më konservator për dekadat e ardhshme. 53-vjeçari do të zëvendësojë gjykatësin Anthony Kennedy, 81-vjeç, i cili pritet të dalë në pension. Që nga viti 2006, Kavanaugh ka shërbyer në Gjykatën e Apelit të SHBA-ve për Qarkun e Kolumbias.