Bota

Donald Trump viziton sot Britaninë e Madhe

Pas Brukselit, Donald Trump udhëton sot drejt Londrës, për të parën vizitë në Britaninë e Madhe si President i Shteteve të Bashkuara. Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se “Britania është në trazira e varet nga njerëzit atje, nëse Theresa May do të mbetet Kryeministre”. Vizita e Trump-it përkon me publikimin që Londra zyrtare pritet t’i bëjë planit kontrovers të May-t lidhur me marrëdhëniet e Britanisë me Bashkimin Europian, pas BREXIT-it.