Politikë

Donald Tusk takim me Kryeministrin Rama

Donald Tusk ndodhet në Tiranë, në nisje të një turi rajonal që deri të premten do ta çojë në Podgoricë, Beograd, Prishtinë, Sarajevë e Shkup. Pas ceremonisë së mirëseardhjes, prej rreth 30 minutash, Presidenti i Këshillit Evropian po zhvillon një takim me Kryeministrin Rama. Burime nga Brukseli thanë se Tusk vjen me mesazhin se “Bashkimi Evropian është dhe mbetet partneri më i besueshëm i gjithë rajonit” e se “Samiti i Sofjes do të konfirmojë perspektivën evropiane të Ballkanit”. Ky samit mes BE-së e Ballkanit Perëndimor zhvillohet më 17 Maj.