Aktualitet

Doshi, Frroku e Bami kërkojnë gjykim të shkurtuar

Në Gjykatën e Tiranës, Tom Doshi, Mark Frroku e Durim Bami kërkuan gjykim të shkurtuar për akuzën e kallëzimit të rremë. Sipas Prokurorisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata krijuan prova të rreme, që të niste një hetim penal ndaj Ilir Metës, në kohën kur drejtonte Kuvendin e Shqipërisë. Doshi, Frroku e Bami pranuan aktet e dosjes, por jo akuzën.