Aktualitet

Dosja Tahiri, Prokuroria bën rekurs, kërkon “arrest me burg”

Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda bën rekurs në Gjykatën e Lartë për Saimir Tahirin. Prokurorët kërkojnë “Arrest me burg” për ish-Ministrin e Brendshëm, sikurse bënë në shkallët e mëparshme. Ish-Ministri i Brendshëm Tahiri u la në “Arrest shtëpie” në Shkallën e Parë dhe më pas u lirua në Apelin e Krimeve të Rënda.