Sport

Dramë për skuadrën e Mirel Josës, bie nga kategoria në javën e fundit. Verdiktet përfundimtare të Superligës së Kosovës

Sot u luajën pesë ndeshjet e javës së fundit në Superligën e Kosovës. Dramë për Suharekën e Mirel Josës, që bie zyrtarisht nga kategoria pas sezonit që nisi me Shpëtim Duron. Sfida e fundit u barazua ndaj Ballkanit të Orges Shehit, që do të nisë aventurën europiane nga turi i dytë i Ligës së Konferencës.

Llapi fitoi ndaj Dukagjinit dhe do të luajë ndaj Vushtrisë, finalen për të mbetur në elitë. Më tej Malishevës i mjaftoi barazimi 2 me 2 ndaj Prishtinës, për të siguruar biletën në Ligën e Konferencës.

Gjilani barazoi në përballjen me Ferizajn. Drita kampione ndërkohë mposhti Feronikelin në takimin që nuk pati ndikim te renditja.

REZULTATET:

Drita 4-1 Feronikeli

Ferizaj 2-2 Gjilani

Llapi 3-1 Dukagjini

Prishtina 2-2 Malisheva

Suhareka 2-2 Ballkani