Aktualitet

Drejt shuarjes aktiviteti sizmik në Gjirin e Lalzit

Në zonën e Gjirit të Lalzit vazhdon aktiviteti sizmik dhe nga data 4 Korrik, janë regjistruar 590 tërmete. Padyshim, më i forti mbetet ai i së mërkurës që u shënua në orën 11:01 minutë, me magnitutë 5.1 të shkallës Rihter. Sizmiologët konfirmojnë se numri i lëkundjeve ka ardhur duke u ulur në masë të konsiderueshme, deri sa të shuhen fare. Ato goditje që janë, ndihen shumë pak vetëm në epiqendër dhe nuk përbëjnë rrezik.