Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj deklaroi se të gjithë bizneset që nuk kanë aplikuar për pagën e luftës për punonjësit e tyre kanë afat deri më 5 qershor, në të kundërt do të gjobiten në masën (pesëdhjetë mijë) lekë. Ndërkaq individëve përfitues nga paketa e dytë financiare, për të cilët punëdhënësi nuk do të kryejë aplikimin brenda datës 5 Qershor 2020, do t’iu jepet mundësia të plotësojnë të dhënat e tyre të llogarive bankare në e-albania dhe do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit.