Aktualitet

Zjarr në një fabrikë të përpunimit të drurit në Elbasan, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang përhapjen e flakëve

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në ambientet e jashtme të silosit të një fabrike të përpunimit të drurit në Elbasan.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën dy mjete zjarrfikëse dhe automjeti me shkallë, të cilat ndërhynë duke bërë të mundur izolimin e vatrës dhe fikjen e zjarrit, pa lejuar përhapjen e flakëve në pjesët e tjera të objektit.

Shkaku i rënies së zjarrit mbetet ende i paqartë dhe pritet të përcaktohet nga ekspertet.