Aktualitet

Drejtoria e Burgjeve konfirmon: Më 31 tetor Erion Veliaj do…

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka konfirmuar zyrtarisht se janë marrë të gjitha masat për kryebashkiakun e shkarkuar të Tiranës, Erion Veliaj, të jetë i pranishëm fizikisht në seancën e Gjykatës Kushtetuese që do të zhvillohet më 31 tetor.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është njohur me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese dhe ka marrë masat përkatëse që shtetasi Erion Veliaj të marrë pjesë në seancën që do të zhvillohet në datë 31 tetor në Gjykatën Kushtetuese.”

Kushtetuesja më datë 9 tetor i ka dërguar shkresë Erion Veliajt në qeli, si palë në proces, duke e pyetur nëse do që të jetë i pranishëm në seancë. Ndërkohë, më datë 13 tetor kanë informuar Drejtorinë e Burgjeve “duke e vënë në dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike, si dhe marrjen e masave për shoqërimin e Veliaj në rast se do të shprehej vullneti për marrjen pjesë personalisht në gjykim”.

Pasi është marrë konfirmimi nga Veliaj, Kushtetuesja thotë se kanë njoftuar edhe SPAK.