Aktorja e njohur Drew Barrymore, tashmë 50 vjeçe, ka ndarë këshillat e saj mbi plakjen natyrale gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në emisionin e saj, “The Drew Barrymore Show”.
Barrymore, e cila ka rrëfyer më parë se në moshën 17-vjeçare kishte kryer një zvogëlim të gjoksit, theksoi se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje estetike në fytyrë dhe dëshiron të qëndrojë natyrale për sa kohë që të mundet.
Unë nuk kam bërë asgjë dhe dua të vazhdoj kështu
– u shpreh ajo, duke theksuar gjithashtu se respekton zgjedhjet personale të të gjithëve:
Secili ka rrugën e vet dhe duhet të mbështesim njëri-tjetrin
Duke folur për vetëbesimin, Barrymore pranoi se ka momente pasigurie, sidomos për shenjat e dukshme të plakjes si “qafa e gjelit”, por theksoi rëndësinë e mirësisë ndaj vetes.
Sinqerisht, një buzëqeshje është më e mirë se çdo buzëkuq që do të blini
– tha ajo, duke vënë në pah rëndësinë e një dialogu të brendshëm pozitiv.
Ylli i filmit “Never Been Kissed” i inkurajoi fansat që të mos jenë kritikë me veten dhe theksoi:
Nuk është mënyra si dukesh, por si ndihesh
Mesazhi i saj u prit me shumë pozitivitet në rrjete sociale, ku ndjekësit e përgëzuan për qëndrimin frymëzues ndaj vetëpranimit dhe forcës mendore.