Aktualitet

Dridhet toka në Shqipërinë e mesme

Toka u drodh sot në Shqipërinë e Mesme duke krijuar panik sidomos në Tiranë e Durrës. Tërmeti më i fortë që u ndje në thuajse të gjithë vendin ishte i orës 11 e 1 minutë. Por, aktiviteti sizmik në zonë ka vijuar.  Sipas sizmiologëve, një tërmet i intensitetit 6 ballë, nuk regjistrohej prej 5 apo 6 vjetësh në zonën e goditur sot.