Tërmet me magnitudë 7.7 Rihter, i ndjekur nga një i dytë 6.4, goditi Mianmarin, me epiqendër 16 km në veri-perëndim të Saigangut, në qendër të vendit dhe thellësi 10 km. Tashmë, zona është prekur seriozisht nga konflikti i vazhdueshëm civil mes grupeve të rezistencës dhe forcave të armatosura nën urdhrat e juntës në pushtet që nga grushti i shtetit i vitit 2021.
Lëkundja u ndje e fuqishme edhe në Bangkok, kryeqytetin e Tajlandës. Por, po ashtu në Kinë, në Indi, në Laos e në Bangladesh. Disa objekte u shkatërruan dhe ende nuk ka njoftime për viktima të mundshme.
Tërmetet janë relativisht të zakonshme në Mianmar. Një me magnitudë 6.8 në kryeqytetin e lashtë Bagan, vrau 3 persona më 2016-ën, duke shkaktuar shembjen e majave e mureve të shumë tempujve.