Veç gjysmëfinales së Botërorit Francë-Belgjikë sot është dita e turit të parë kualifikues të Uefa Champions League. Dy skuadra shqiptare zbresin sot në fushë, Drita e Gjilanit dhe Shkëndija e Tetovës. Në orën 20:45 në stadiumin Adem Jashari të Mitrovicës, Drita do të sfidojë suedezët e Malmos. Ndërkaq në orën 20:15 skuadra tetovare do të presë në Shkup kampionen e Uellsit The New Stations. Ndeshjet do të transmetohen live në kanalet e Supersport në Digitalb.